Zhduket një nëntëvjeçar në Istog

Kronikë e zezë

Zhduket një nëntëvjeçar në Istog

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 16:02
Valbon Miftaraj

Valbon Miftaraj, nëntëvjecar, nga fshati Serbobran i komunës së Istogut është zhdukur më datën 23 të këtij muaji.

Prindërit e tij, Shefqeti dhe Remzija kanë deklaruar se një javë para zhdukjes të së birit, ata kanë streguar një grua me emrin Lendita Hasani.

Pas qëndrimit tek ta, Lendita bashkë me foshnjën e saj dhe Valbonin janë zhdukur në drejtim të panjohur.

Ata dyshojnë se ajo u ka marrë të birin dhe është duke kërkuar lëmoshë në ndonjë nga komunat e Kosovës, gjithmonë duke iu referuar një njoftimi të Voice of Roma, Ashkali and Egyptians.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat