Në aksident humbë jetën një person nga Ladorishti

Kronikë e zezë

Në aksident humbë jetën një person nga Ladorishti

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 15:46
ilustrim

Në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme, në një aksident në aksin rrugor Strugë-Qafë Thanë, ka humbur jetën E.A. (69) nga fshati Ladorisht i Strugës.

Sipas SPB-së në Ohër, nga lëndimet e marra, E.A. (69) ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, që është konstatuar edhe nga ekipi mjekësor i Spitalit të qytetit në Strugë.

Aksidenti ka ndodhur –sipas SPB-së- kur tashmë i ndjeri E.A. nga Ladorishti duke lëvizur në rrugën magjistrale nga Struga në drejtim të Qafë Thanës me veturën e tij “Peugeot”, me targa të Strugës, në afërsi të udhëkryqit për në fshatin Ladorisht, ai e ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit nga shpejtësia e pakontrolluar dhe ka dalë në anën e kundërt të rrugës, me ç’rast është përplasur në një dru.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e specializuara të policisë rrugore, të Prokurorisë Themelore në Strugë dhe kanë bërë veprimet e duhura në vendin e ngjarjes, ndërsa vetura është dërguar për kontroll teknik-veprime këto që shërbejnë për zbardhjen e plotë të rastit ku ka humbur jetën E.A. (69) nga Ladorishti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat