Arrestohen dy femra për vjedhje në Suharekë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy femra për vjedhje në Suharekë

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 12:18
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarat L.M dhe A.K, lidhur me një rast vjedhje të raportuar me 17 dhe 18 nëntor në librarinë “EDORI” dhe në lokalin e tekstilit butiku “FASHON TASTE” në Suharekë.

Gjatë intervistimit e dyshuara  L. M  ka pranuar se i ka kryer vjedhjet  e raportuara dhe se  ka  deklaruar se ka kryer vjedhje edhe në Prizren  gjegjësisht në “VIVA Fresh”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Shtetit dhe në konsultim me të  e dyshuara L. M ndalet në ndalim policor për  48 orë, ndërsa  e dyshuara A. K në cilësinë e drejtuesit të automjetit që e ka shoqëruar të dyshuarën,  pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat