Plagosja në Durrës, kapen autorët

Kronikë e zezë

Plagosja në Durrës, kapen autorët

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 07:11
Ilustrim

Policia e Durrësit sqaron se, pas kryerjes së ekzaminimit mjeko-ligjor dhe veprimeve hetimore rezultoi se plagosja e H.K. e ndodhur pasditen e sotme në Durrës, nuk është kryer me armë zjarri, por me mjet prerës (thikë).

Veprimet hetimore të Policisë së Durrësit kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes duke kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, konkretisht:

• A.K. 36 vjeç dhe E.P. 22 vjeç, banues në Shijak.

Autorët kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, dajë-nip.

Konflikti ka qenë midis dy personave të lartpërmendur me pronarin e lokalit, shtetasin D.B. dhe jo me shtetasin H.K.

Në momentin që ka ndodhur konflikti, në ambientet e lokalit ka qenë i pranishëm si klient edhe H.K., i cili ka tentuar të qetësojë situatën, por fatkeqësisht është plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat