Një grua ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura dhe një person rreth të 50-tave ka vdekur në banjo dhe Policia po e trajton si vdekje e dyshimtë.
Burime të mediave, brenda Policisë së Kosovës, tregojnë se viktima është e gjinisë mashkull nga fshati Sekiraq dhe ishte zyrtarë në njëren nga ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Prokurori është duke u marrë me rastin.
Policia e Kosovës përmes komunikatës zyrtare ka raportuar se më 25 Nëntor, në orën 23:38, një person është sjellë pa shenja jete në QKUK.
“Viktima mashkull K-Shqiptar është dërguar në Qendrën emergjente pa shenja jete. Njësite të forenzikës në vendngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar një revole me tetë (8) fishekë dhe një gëzhojë”, thotë Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga Policia.