Pse u vra 19-vjeçari që merrej me bujqësi në Elbasan

Kronikë e zezë

Pse u vra 19-vjeçari që merrej me bujqësi në Elbasan

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 10:06
GAZMEND SLLAMI

(E plotësuar) - Autori i dyshuar për vrasjen e Gazmend Sllamit në Elbasan është arrestuar, bëjnë me dije burime nga policia.

Policia pritet të bëjë një njoftim zyrtar ku do të bëjë me dije identitetin e autorit dhe detaje të tjera rreth ngjarjes.

I riu Gazment Sllami (foto), që për pak ditë do të bëhej 19-vjeç, u ekzekutua pasditen e djeshme.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se adoleshenti nga fshati Guri i Zi, kishte dalë nga banesa rreth orës 14:00 të mesditës, pas një telefonate që kishte marrë.

Familjarët kanë treguar për policinë se ai nuk ka thënë gjë se ku po shkonte. Por, rreth orës 16:00, familjarët kanë dëgjuar një të shtënë rreth 200 metra larg shtëpisë.

Ata kanë dalë me vrap nga banesa e tyre dhe janë tmerruar kur kanë parë trupin e pajetë të djalit të tyre.

Ekzekutimi i të riut është bërë në një kodër pranë banesës së tij. Familjarët e kanë çuar me shpejtësi drejt spitalit, por ai ka mbërritur i pajetë atje.  

Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë sekuestrimin e provave dhe të telefonit të viktimës, ku janë kontrolluar telefonatat e fundit, dhe u shoqëruan më shumë se 15 persona.

* * * *

Vrasja e 19-vjeçarit Gazmend Sllami 2 orë pasi kishte marrë një telefonatë në fshatin Gur i Zi të Elbasanit ka lënë pas mister dhe dyshime, ndërsa janë disa pistat ku po heton policia.

Viktima Gazmend Sllami nuk ishte as bari dhe nuk kishte as ara që të shkonte në kodër. Ky fakt hedh dyshime se i riu ka dalë të takojë dy persona që i ka njohur, prandaj edhe dyshohet se autorët e krimit
mund të jenë miq të tij, por jo nga fshati Guri i Zi, por nga fshatrat përreth tij.

Blutë e Elbasanit po hetojnë në shumë pista, ku mes tyre nuk përjashtohet as një sherr mes adoleshentësh. Sakaq, policia ka nisur krehjen e zonës, pasi dyshon se autori ende fshihet mes maleve.
Përvec familjarëve, në pyetje janë marrë fqinjë dhe shokë të 19-vjeçarit.

KUSH ISHTE GAZMEND SLLAMI
I riu i vrarë mbrëme me plumb në zemër merrej me bujqësi, pasi nuk kishte mundur të vijonte gjimnazin, për shkak të rezultateve të dobëta dhe largësisë së shtëpisë nga shkolla. Edhe pse me arsim 8-vjeçar në fshat e njohin si një djalë të sjellshëm dhe që nuk konfliktohej me njeri.

Edhe familjarët janë të shokuar nga ngjarja dhe thonë me forcë se djali i tyre nuk kishte asnjë konflikt. Më 11 dhjetor ata prisnin të festonin ditëlindjen e të birit, por mjaftoi një telefonatë mesditën e djeshme që djali i dytë i familjes Sllami të mos kthehej më në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat