Vritet me armë zjarri një 19-vjeçar në fshatin Gur i Zi

Kronikë e zezë

Vritet me armë zjarri një 19-vjeçar në fshatin Gur i Zi

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 19:11
ilustrim

Një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Gur i Zi të Elbasanit. 

Viktima është Gazment Sllami, i cili është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Dyshohet se i riu është qëlluar për vdekje në një kodër pranë fshatit Guri i Zi.

Burime nga vendngjarja bënë të ditur se 19-vjeçari është transportuar menjëherë në drejtim të Spitalit të Elbasanit, por ka mbërritur pa shenja jete.  

Policia ka ngritur një grup hetimor në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
 
Forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit\ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat