Dehën të moshuarin italian dhe i zhvatën 110 mijë €, pranga shqiptarit dhe partneres së tij

Kronikë e zezë

Dehën të moshuarin italian dhe i zhvatën 110 mijë €, pranga shqiptarit dhe partneres së tij

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 20:54
Shqiprari dhe partnerja

Pasi kanë droguar me medikamente dhe alkool një pensionist italian 74-vjeçar, një shqiptar dhe një italiane (foto), kanë mundur që të zhvasin një shumë prej afro 110.000 eurosh nga i moshuari, ndërkohë që janë arrestuar së fundmi nga autoritetet.

Fjala është për 44-vjeçarin shqiptar me inicialet G.M. si dhe të fejuarën e tij 54-vjeçare me inicialet C.L.. Aksioni i ndërmarrë nga policia italiane e Vercelli-t erdhi si rezultat i një hetimi, pasi ishin vërejtur tërheqje të shumta parash nga llogaria e 74-vjeçarit.

Autorët e krimit kanë pasur si synim zhvatjen e një tjetër llogarie bankare në Zvicër ku raportohet se i moshuari kishte depozituar mbi 600.000 euro. Fillimisht, autorët janë miqësuar me viktimën, e më pas, duke e droguar me medikamente dhe duke i dhënë të konsumojë sasi të konsiderueshme alkooli, kanë arritur që t’a bindin që t’u jepte të dhënat personale të llogarive. Italiania, madje punonte si shërbyese në banesën e të moshuarit.

Shqiptari dhe e fejuara e tij kishin mundur të nominoheshin legalisht trashëgimtarë universalë të llogarisë bankare përmes kësaj metode. Megjithatë, tani ata do të përballen me akuzën e zhvatjes, vjedhjes dhe të dhunimit.

Policia italiane ka denoncuar gjithashtu dhe 4 persona të tjerë bashkëpunëtorë të të arrestuarve: një mjek, një promotor financiar, ish bashkëshortin e shtetases italiane e vajzën e saj. Gjithashtu, i ka sekuestruar çiftit dy makina dhe një pistoletë që rezultoi e vjedhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat