Akuzohet se përdhunoi kolegen e punës në ishullin turistik, shqiptari para gjykatës

Kronikë e zezë

Akuzohet se përdhunoi kolegen e punës në ishullin turistik, shqiptari para gjykatës

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 20:22
Ilustrim

Një shqiptar është ulur në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Kos, në Greqi, i akuzuar se përdhunuar një kolegen e tij të punës, raportuan këtë të enjte mediat lokale.

Ngjarja supozohet se ka ndodhur në korrik të gjashtë viteve më parë. Në mes të korrikut të vitit 2010, e dëmtuara ka denoncuar se, në datë 9 të këtij muaji, në hotelin ku punonin të dy në ishullin turistik grek Rodos, shqiptari e gjeti në tualet dhe kreu marrëdhënie seksuale me vajzën, pa dëshirën e saj.

Siç raportojnë mediat lokale, asnjë nga stafi apo klientët nuk e vunë re ngjarjen, dhe vajza për shkak të turpit, e ka bërë denoncimin jo atë ditë, por pesë ditë pas.

Ndërkohë, shqiptari, para gjykatës, ka mohuar akuzat. Rasti është referuar në gjykatën e Rodosit dhe seanca e radhës do të mbahet më 5 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat