Shpërthim eksplozivi në shtëpinë e një punonjësi policie

Kronikë e zezë

Shpërthim eksplozivi në shtëpinë e një punonjësi policie

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 09:19
Ilustrim

Një sasi eksplozivi është vendosur në një banesë në pronësi të një oficeri policie të Komisariatit të Rinasit. Shpërthimi ka ndodhur në banesën e punonjësit të policisë me inicialet, A. K.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në zonën e Fushë Prezës në Tiranë.

Mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të mesnatës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniforma të shumta policie që kanë nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat