E rëndë në Tiranë/ Të rinjtë rrëzohen me motor, vdesin që të dy

Kronikë e zezë

E rëndë në Tiranë/ Të rinjtë rrëzohen me motor, vdesin që të dy

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 22:45
Foto nga vendgjarja

Një aksident i rëndë me motor i ka marrë jetën dy të rinjve.

Rreth orës 21:20 në bulevardin “Bajram Curri” pranë urës së “Bllokut” drejtuesi i një motori me targa "AP 105" ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti është rrëzuar. 

Shoferi dhe një person i dytë që ndodhej pasagjer, kanë marrë plagë të mëdha dhe janë dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Por pavarësisht trajtimit mjekësor të marrë, ata nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve dhe kanë ndërruar jetë rreth orës 21:50.

Dy personat që humbën jetën janë K. H., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç.

Policia thotë zyrtarisht se grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat