Rrëzohet nga shkallët e lokalit, vdes 55-vjeçari

Kronikë e zezë

Rrëzohet nga shkallët e lokalit, vdes 55-vjeçari

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 16:39
Ilustrim

Një person ka humbur jetën në Tiranë pasi është rrëzuar te shkallët e një lokali.

Më datë 16 nëntor, 55-vjeçari A.Ç., banues në Tiranë, ka marrë lëndime pasi është rrëzuar te shkallët e një lokali. Ndërkohë, një ditë më parë, ai ka vdekur dhe trupi i pajetë i 55-vjetarit është dërguar nga familjarët në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Vdekja ka ardhur si pasojë e lëndimeve të marra nga incidenti i pesë ditëve më parë, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, bëjnë me dije burime zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat