Ekzekutimi thriller, por shihni lëvizjen e pabesueshme të viktimës

Kronikë e zezë

Ekzekutimi thriller, por shihni lëvizjen e pabesueshme të viktimës

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 19:42
Ekzekutimi

Një ekzekutim i frikshëm në stilin e filmave aksion, është regjistruar nga një kamera sigurie në Brazil.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Barra Mansa-s, ku siç shihet edhe nga pamjet, një person i armatosur me një pistoletë afrohet dhe qëllon një punonjës. Megjithatë, fati ka qenë në anën e viktimës, i cili falë një lëvizjeje mjaft të shpejtë, ka arritur të shmangë goditjen dhe të fshihet.

Vrasësi vazhdon të qëllojë edhe për disa sekonda, por duket se asnjë nga plumbat nuk i ka rrezikuar jetën personit tjetër, i cili mori vetëm disa plagë të lehta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat