Identifikohet 40-vjeçari i ekzekutuar në Kashar, ja emri

Kronikë e zezë

Identifikohet 40-vjeçari i ekzekutuar në Kashar, ja emri

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 12:13
Ilustrim

(E plotësuar) - Trupi i pajetë i një 40-vjeçari është gjetur paraditen e sotme në Kashar, ndërsa mësohet se ai është vrarë me armë zjarri.

Pak orë pasi është gjetur trupi i pajetë, është bërë i mundur edhe identifikimi i tij.

Ai është Ardian Lleshi, banor i Kasharit, zonë edhe ku është gjetur trupi i pajetë dhe pranë tij ishte edhe një armë kallashnikov.

***

Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se është vrarë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e së premtes, në zonën e Kasharit në kryeqytet. Policia e Tiranës njofton se është i seksit mashkull, ende i paidentifikuar.

Sipas policisë, vdekja ka ardhur si pasojë e plagës, të marrë me armë zjarri.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer procedurat e nevojshme për identifikimin dhe shkakun e vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat