Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në Ferizaj

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në Ferizaj

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 20:54
Ilustrim

Një mashkull i moshës rreth 30-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Ferizaj.

Vdekjen e këtij personi e kanë konfirmuar zyrtarë të policisë së Ferizajt. 

Ata kanë treguar se rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 19 është raportor rasti në polici.  Pas arritjes së Policisë është vërtetuar se në shtëpinë e tij,  një 30 vjeçar ka vdekur. Ende nuk dihet shkaku i kësaj vdekje", ka thënë Agim Gashi zëdhënës i policisë së Ferizajt.

"Për momentin hetimet janë duke u bërë në vendin re ngjarjes. Pasi të përfundojnë të gjitha mund edhe të dihet më shumë për rastin”, ka shtuar Gashi.

Ai ka treguar se tani janë duke i pritur edhe ekipet e foranikes që të merren me rastin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat