Në Tiranë vidhen 14 milionë lekë, euro dhe unaza floriri

Kronikë e zezë

Në Tiranë vidhen 14 milionë lekë, euro dhe unaza floriri

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 17:12
Vjedhje, ilustrim

Një sasi e konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë janë vjedhur në një banesë në rrugën ‘Thanas Ziko’ në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Agim D. dhe kanë marrë 14 milionë Lekë të vjetra, 370 Euro, 6 unaza floriri, 2 unaza argjendi dhe 1 orë burrash.

Pronari i banesës ka bërë denoncim në polici, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat