Konfiskohen barna nga Serbia

Kronikë e zezë

Konfiskohen barna nga Serbia

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 11:17
Barnat e konfiskuara nga Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë kanë ndaluar në qytetin e Gjilanit një automjet të dyshimtë të llojit VW JETA me targa të Kosovës.

Në këtë automjet janë gjetur një sasi e madhe e barnave - 8 pako nga Serbia, pa dokumentacion dhe pa banderola te Republikës së Kosovës.

Barnat dhe vetura janë konfiskuar nga Dogana, derisa vozitësi i veturës pas konsultimeve paraprake me prokurorin kompetent është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit./BS/

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat