Ngjarje e rëndë, 43-vjeçari tenton të vrasë 15-vjeçarin, kishte lidhje intime me vajzën e tij

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë, 43-vjeçari tenton të vrasë 15-vjeçarin, kishte lidhje intime me vajzën e tij

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 22:59
ilustrim

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga uniformat blu mbrëmjen e sotme, teksa një 43-vjeçar kërcënonte të vriste me armë zjarri dy të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Farkë të Tiranës, teksa ka rënë në pranga Genc L.

Sipas Policisë së Tiranës, 43-vjeçari ka kërcënuar të vrasë me arme gjahu, të cilën e kishte pa leje , dy 15-vjeçarët me iniciale B. A. dhe  S. A.

Ky i fundit dyshohet se kishte lidhje intime prej 1 viti me vajzën e 43-vjeçarit, 14-vjeçaren me iniciale A.L. Policia sekuestroi edhe armën, çifte teke me 20 fishekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat