Shqiptarët hidhen nga ura për t’i shpëtuar policisë, por…

Kronikë e zezë

Shqiptarët hidhen nga ura për t’i shpëtuar policisë, por…

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 12:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ata rrezikuan jetën për t’i shpëtuar policisë, por ishte e kot! Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa dyshohen për disa grabitje në provincën Meduna e Livenza.

Policia kishte pikasur një automjet “Audi A6”, që dyshohej se ishte i vjedhur dhe kishte filluar ndjekjen.

Pas një ndjekje për disa kilometra, tre të rinjtë shqiptarë janë bllokuar sipër një ure.

Por ata nuk ndaluan dhe u hodhën në lumë. Dy prej tyre u arrestuan menjëherë pasi nuk mundën të notonin, nga uji i ftohtë.

I treti u arrestua pasi doli në breg. Pas verifikimeve rezultoi se automjeti ishte i vjedhur dhe tre shqiptarët e arrestuar, të cilët janë nën 30 vjeç, janë përgjegjës për disa grabitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat