Policia e Pejës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shqiptarë të moshës së mitur.
Të njëjtit gjatë një përleshjeje kanë therur me thikë viktimën mashkull shqiptar poashtu të mitur.
Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.