Gruaja denoncon burrin se e ka rrahur, por policët zbulojnë diçka të rëndë

Kronikë e zezë

Gruaja denoncon burrin se e ka rrahur, por policët zbulojnë diçka të rëndë

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 18:17
ilustrim

Ka denoncuar burrin për dhunë, por i ka zbuluar atij një tjetër sekret. Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Fushë-Krujë, ku një 37-vjeçare me iniciale M.Xh. ka denoncuar bashkëshortin e saj se e ka rrahur.

Kështu, policia ka shkuar menjëherë në banesë, ndërsa gjatë kontrollit ka gjetur lëndë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.

Policia ka arrestuar menjëherë 42-vjeçarin Luan Xhepi, i cili akuzohet për “dhunë në familje” dhe “mbajtje të lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat