Vrasja e kushërinjve Lleshaj në Itali, autorët dyshohet se janë shqiptarë

Kronikë e zezë

Vrasja e kushërinjve Lleshaj në Itali, autorët dyshohet se janë shqiptarë

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 14:38
Pamje nga vrasja e shqiptarëve në Itali

Komuniteti shqiptar në Canegrate të Italisë është i frikësuar nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e së enjtes: dy shqiptarë me lidhje gjaku mes tyre, Agron dhe Alban Lleshaj, janë vrarë me armë zjarri.

Kushërinjtë Agron dhe Alban Lleshaj,  29 e 36-vjeç, që prej thuajse një viti jetonin në Canegrate, janë vrarë teksa udhëtonin me makinë.

Mediat lokale raportojnë se autorët e ngjarjes dyshohet se janë shqiptarë.

“Pikërisht në këtë komunitet po kërkohen autorët e asaj që dukej një larje hesapesh për ngjarje të lidhura me drogën mes bandave rivale”, shkruan “Il Giorno”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat