Aksident trafiku me fatalitet në Ferizaj

Kronikë e zezë

Aksident trafiku me fatalitet në Ferizaj

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 12:02
ilustrim

Në fshatin Gërlicë të Ferizajt, dje rreth orës 12:55, Policia e Kosovës ka bërë me dije të ketë ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy meshkuj K/Shqiptarë ku njëri prej tyre, si pasojë e lëndimeve të marra, ka nderuar jetë”, thuhet në raportin e Policisë,.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa i lënduari tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat