Ekzekutimi i kushërinjve shqiptarë, dëshmitari: Kërkuan ndihmë, njëri kishte vrimë plumbi në qafë...

Kronikë e zezë

Ekzekutimi i kushërinjve shqiptarë, dëshmitari: Kërkuan ndihmë, njëri kishte vrimë plumbi në qafë...

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 20:24
Pamje nga vrasja e shqiptarëve në Itali

Zbardhen të tjera detaje nga ekzekutimi mafioz i dy kushërinjve shqiptarë në Varese të Italisë.

Mediat italiane zbardhin sot dëshmi tronditëse nga ata që ishin të pranishëm, teksa ndodhi ngjarja e rëndë. TGcom i referohet dëshmisë së një djali që ka parë skenën e përgjakur dhe momentet e fundit të kushërinjve, para se të ndërronin jetë. “Dëgjova një zhurmë të madhe, pashë me vrap jashtë. Pashë makinën e nënës sime që u zhvendos jashtë rrugës nga goditja. Mendova se ishte vjedhje, por nuk ishte ashtu. Dëgjova thirrje për ndihmë. Një i ri po kërkonte ndihmë. Kishte një vrimë plumbi në qafë, thirri ndihme e pastaj ra”- tregon dëshmitari. 

Detajet/ Si u ekzekutuan me mbi 10 plumba kushërinjtë 

Vrasja e dy kushërinjve, Agron dhe Alban Lleshaj të enjten në mbrëmje në Varese të Italisë, fillimisht u dyshua se ishte një aksident automobilistik. Por, pasi policia mbërriti në vendngjarje vërejtën se situata ishte edhe më serioze. “La Republicca”, shkruan se dy kushërinjtë janë ndjekur për disa kilometra nga autorët e vrasjes, ndjeke e cila përfundoi me vrasjen e 27 dhe 24-vjeçarit. Nga të dhënat në vendin e ngjarjes duket se dy të rinjtë kanë tentuar të arratisen pasi janë qëlluar me mbi 10 plumba për një distancë 500 metra. 

Nga të dhënat e para të hetimit, oficerët e policisë thonë se dy të rinjtë po udhëtonin me një Volkswagen Polo të zezë, kur autorët e vrasjes së dyfishtë i qëlluan me armë.  Nuk dihet se kur ka nisur ndjekja me makinë, por të shtënat e para në drejtim të Polo-s janë bërë në Rrugën Firence në Canegrate. Më pas Polo hyri në rrugën Ankona, ku u përplas me dy makina të tjera të parkuara.

Sipas Policisë hipoteza më e mundshme është që kemi të bëjmë me një vrasje të botës së drogës. Nuk është e qartë nëse njëri prej tyre është vrarë brenda makinës dhe më pas është përpjekur të largohet apo të dy janë vrarë në ndjekje në këmbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat