Vrasja e Fabjonit në Vlorë, kapet 23-vjeçari Marjo Ribaj dhe shoku i tij

Kronikë e zezë

Vrasja e Fabjonit në Vlorë, kapet 23-vjeçari Marjo Ribaj dhe shoku i tij

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 00:25
Fabjon Veizaj

Policia e Shtetit arrestoi sonte autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vranisht të Vlorës, 10 orë pas krimit të rëndë ku iu mor jeta djaloshit Fabjon Veizaj.

Marjo Ribaj, 23 vjeç, banues në Vlorë, u prangos si rezultat i operacionit policor në vendin e quajtur "Qafa e Halimit" në Vranisht, Bashkë me Marjon u arrestua edhe Endri Pango, 28 vjeç, banues në Vlorë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga Policia e Shtetit. Pango konsiderohet nga policia si bashkëpunëtori i Marjos, për përkrahje në kryerjen e krimit.

Dy të rinjtë u kapën në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Policia momentalisht po bën shoqërimin e personave të arrestuar drejt ambienteve të Policisë së Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat