Pse ndodhi sherri dhe më pas vrasja mes dy shokëve në Vlorë?

Kronikë e zezë

Pse ndodhi sherri dhe më pas vrasja mes dy shokëve në Vlorë?

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 15:22
Foto

Një i ri u qëllua për vdekje në pragun e shtëpisë së tij në Vranisht të Vlorë, nga shoku i tij më i mirë. Fabion Veizaj, 23 vjeç u qëllua me kallashnikov në derën e shtëpisë nga shoku i tij, Mario Ribaj, edhe ky 23 vjeç.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:34, në fshatin Vranisht. Viktima është Fabion Veizaj, rreth 23 vjeç, banues në këtë fshat. Sipas policisë ai është qëlluar me armë zjarri “automatik” dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend, për shkak të plagëve të rënda.

Krimi mësohet se ka ndodhur pranë banesës së viktimës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Marjo Ribaj, rreth 23 vjeç, banues në Vranisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të plota të krimit.

Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit në rrugët dalëse të këtij fshati në drejtim të fshatrave të tjerë dhe po punohet për kapjen e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat