Kishte mbushur bagazhin e makinës me kanabis, shqiptari arrestohet në mes të autostradës

Kronikë e zezë

Kishte mbushur bagazhin e makinës me kanabis, shqiptari arrestohet në mes të autostradës

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 16:33
Ilustrim

Një 49-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga policia greke në autostradën Janinë-Prevezë duke transportuar lëndë narkotike.

I arrestuari po transportonte 20.5 kg kanabis sativa me makinë, që dyshohet se kishte hyrë nga Shqipëria.

Droga ishte ndarë në 19 pako të fshehura në pjesën e bagazhit.

Hetimi u zhvillua nga policia e Prevezës, të cilët përveç lëndës narkotike sekuestruan edhe 350 Euro dhe celularë.

Hetimet e autoriteteve vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të këtij aktiviteti kriminal dhe për të zbuluar destinacionin e kanabisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat