Identifikohet kufoma që u gjet në lumin e Tiranës

Kronikë e zezë

Identifikohet kufoma që u gjet në lumin e Tiranës

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 21:39
ilustrim

Është identifikuar personi që u gjet pa jetë në Lumin e Tiranës, Frutikulturë.

Albeu.com mëson se viktima është Bajram Lala, 80-vjeç, banues në Nish-Tulla. Po ashtu mësohet se ai kishte dalë për të kullotur delet në mëngjes.

Kufoma u dërgua tek mjekësia ligjore dhe u bë kqyrja, ku nga kqyrja nuk vërehen dëmtime trupore.

Materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat