Vdiq në punë: Zbulimi shokues i të afërmve ditën e funeralit

Kronikë e zezë

Vdiq në punë: Zbulimi shokues i të afërmve ditën e funeralit

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 17:53
Ilustrim

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Quarto, një komunë afër Napolit. Mëngjesin e sotëm, në kishën “Santa Maria” duhet të ishte mbajtur funerali i një 46 vjeçari i cili ndërro jetë nga një aksident në punë.

Por funerali nuk u organizua për shkak të një gabimi të mjekësisë ligjore e cila kishte kryer autopsinë në trupin e gabuar: Autopsia i ishte bërë një të moshuari të vdekur pak ditë më parë dhe jo 46 vjeçarit.

Ai që kishte vënë re shkëmbimin e trupave ishte një punonjës i kompanisë përgjegjëse të funeraleve që kishte shkuar në morg për të tërhequr trupin.

Punonjësi i cili e njihte viktimën në fjalë, raportoi menjëherë incidentin e tmerrshëm të mjekëve, të cilët pasi ri-inspektuan morgun, gjetën trupin e 46 vjeçarit ende aty.

Ndërkohë familjarët dhe të afërmit e 46 vjeçarit ndodheshin në kishë në pritje për të kryer nderimet e fundit të njeriut të tyre të shtrenjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat