“Më zuri paniku, nuk doja ta vrisja”

Kronikë e zezë

“Më zuri paniku, nuk doja ta vrisja”

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 17:16
Foto

“Kur roja u nis drejt meje u frikësova dhe e qëllova”. Vrasësi i punonjësit të karburantit në Sarandë, ka treguar momentin kur qëlloi me armë zjarri.

Arqile Koçi një 27-vjeçar, përdorues droge, u tha hetuesve se ishte trembur, por nuk kishte shkruar aty për të vrarë 44-vjeçarin, Artan Hoxha.

Ai pretendoi se donte vetëm paratë dhe nuk e kishte kuptuar se si shkrepi armën nga frika. Sipas hetueseve, autori ka qenë nën efektin e drogës kur beri krimin.

Drogë atij iu gjet edhe në hotel, ku dhe u arrestua. Bashkë me të në pranga përfundoi edhe shoku i tij, që e ndihmoi pas aktit, Mihal Leka, 33 vjeç. Në shtëpinë e këtij u gjet arma e krimit, motori dhe dy qese me hashash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat