Grabitën 18-vjeçarin, arrestohen autorët

Kronikë e zezë

Grabitën 18-vjeçarin, arrestohen autorët

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 09:21
Policia në Tiranë

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, pasi akuzohen se kanë grabitur një 18-vjeçar.

Sipas njoftimit të uniformave blu të Tiranës, në pranga janë vënë Albin Zeqirllari, 26 vjeç, dhe E. K., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, më datë 05.11.2016, ka bërë kallëzim shtetasi F. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë. Në afërsi të Sheshit "Nënë Tereza", pas një mosmarrëveshje, shtetasit Albin Zeqillari dhe E. K., e kanë kanosur si dhe goditur, duke arritur t'i marrin, aparatin telefonik të markës "Samsung", një orë dore të tipit "Guess" dhe një varse floriri. Sende të cilat do t’ia kthenin pasi F. Sh., t'i jepte shumën prej 20.000 lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan:

Një orë dore e markës "Guess"

Një celular i markës "Samsung Galaksi S4".

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të rënda për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes, dhunës për dhënie pasurie" e kryer në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat