Ndërruan jetë një femër dhe një mashkull në QKUK nga plagët e aksidentit

Kronikë e zezë

Ndërruan jetë një femër dhe një mashkull në QKUK nga plagët e aksidentit

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 13:03
ilustrim

Nga raporti i fundit policor është bërë e ditur se dy persona kanë ndërruar jetë në QKUK, nga plagët e rënda që kanë marrë gjatë aksidentit ditë më parë.

Rasti i parë ka të bëjë me një femër nga fshati Polluzhë, Skenderaj, e aksidentuar më datën 03.11.2016-15:03. Viktima pas trajtimit disa ditor në QKUK  ka ndërruar jetë dje.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me një mashkull nga fshati Llapnasellë, Graqanicë, i aksidentuar më datën 30.10.2016-20:05. I cili ka ndërruar jetë dje në QKUK.

 “Me vendim të prokurorit trupoi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat