Detajet/ Vrasja e punonjësit të pompës, autori me motor të kuq

Kronikë e zezë

Detajet/ Vrasja e punonjësit të pompës, autori me motor të kuq

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 07:18
ilustrim

(E plotësuar) - Grabitje me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një pikë karburanti në Sarandë.

Nga të dhënat e para raportohet se viktimë ka mbetur shtetasi Artan Hoxha, 44-vjeç, banor i fshatit Gjashtë.

Policia njofton zyrtarisht se rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë” të Sarandës, në një pikë karburanti, një person (ende i paidentifikuar), i armatosur me armë gjahu, ka shkuar me qëllim për të vjedhur dhe ka qëlluar me “Çifte” punonjësin e kësaj pike, shtetasin: Artan Hoxha, 44 vjeç, banues në Qafë Gjashtë.

Ai për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit të Sarandës.

Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000 (gjashtëdhjetë mijë lekë) të rinj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat