Aksidente fatale/ Vdes burri, rëndë gruaja

Kronikë e zezë

Aksidente fatale/ Vdes burri, rëndë gruaja

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 00:00
foto nga aksidenti ne Pogradec

Mbrëmjen e së shtunës një burrë humbi jetën, ndërsa gruaja e tij është në gjendje të rëndë si pasojë e përplasjes së makinës me një zetor.

Aksidenti ndodhi në fshatin Leshnicë në aksin Korçë-Pogradec.

Sipas policisë, nga përplasja e një zetori me një mjet tip Golf ka humbur jetën drejtuesi i zetorit ndërsa është në gjendje të rëndë gruaja e tij. Drejtuesi i makinës ka marrë plagë më të lehta.

Nga hetimet e para mesohet se shkak eshte bere erresira, mungesa e ndricimit ne rruge.

Ndërkohë që pasdite një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në superstradën Fushë Krujë-Milot, ku makina përplasi kalimtarin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat