Mësuesi rrahu nxënësin në Malishevë, prindërit e rrahin mësuesin në prani të nxënësve

Kronikë e zezë

Mësuesi rrahu nxënësin në Malishevë, prindërit e rrahin mësuesin në prani të nxënësve

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 19:45
ilustrim

Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu”, në fshatin Vërmicë të Malishevës.

Burime të portalit malisheva.net bëjnë të ditur se një mësimdhënës i Gjuhës Angleze (emër i njohur për redaksinë), ka rrahur një nxënës të klasës së tetë. Por, kjo ngjarje nuk ka mbaruar më kaq, pasi të nesërmen, nxënësit në fjalë nuk i është lejuar të futet në klasë. Nxënësi është kthyer në shtëpinë e tij, duke e treguar rastin në familje. Pak më vonë, familjarët e tij janë futur në klasën ku po mbante orën mësuesi i Gjuhës Angleze dhe e kanë rrahur në prani të nxënësve.

Pas ndërhyrjes edhe të stafit të shkollës, përleshja është ndërprerë. Me këtë rast po merren organet e rendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat