Skenderaj në Zi, vdes polici që i mbushi sytë me lotë të gjithëve

Kronikë e zezë

Skenderaj në Zi, vdes polici që i mbushi sytë me lotë të gjithëve

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 16:28
Tahir Çitaku

Pjestari i Policisë së Kosovës në stacionin e Skenderajt Tahir Çitaku nga fshati Qubrel i Skenderajt ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes nga një sulm në zemër, transmeton Drenica Press. Vdekja e Tahirit ka tronditur gjithë shoqërinë e tij që e kujtojnë si një polic të shkëlqyeshëm, një sportist të dalluar, një person i matur dhe i resptektuar nga të gjithë dhe një humorist briliant, transmeton Drenica Press.

Tahir Çitaku u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Qubrel të Skenderajt në ora 13:00 me 06. Nëntor 2016.

Image

Me të marrë lajmin për vdekjen e Tahir Çitakut thuajse gjithë personalitet të policisë, të KF Drenicës, KV Drenicës e shumë sportist e politikan të Skenderajt kanë shprehur dhembjen e tyre për ndarjen nga jeta të Tahir Çitakut, duke ngushëlluar familjen Çitaku.

Tahir Çitaku njihej si një tifoz i flaktë i klubit futbollistik Drenica, dhe klubeve të tjera sportive të Skenderajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat