I vihet zjarri qëllimisht ushqimit të bagëtive në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

I vihet zjarri qëllimisht ushqimit të bagëtive në veri të Mitrovicës

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 13:55
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një serbe ka raportuar në polici që persona të panjohur i kanë vënë zjarrin ushqimit të saj të bagëtive në Zubin Potok.

“Një femër K-Serbe ka raportuar se person-a të panjohur i kanë vënë zjarrin ushqimit te  bagëtive. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime”, thuhet në raport.

Sipas policisë, njësitë policore janë duke hetuar rastin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat