Goditet me thikë 16 vjeçari në një autobus në Shkup

Kronikë e zezë

Goditet me thikë 16 vjeçari në një autobus në Shkup

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 13:41
Ilustrim

Është goditur me thikë 16 vjeçari me iniciale K.B, pardje rreth orës 12:30 në një nga autobusët e Ndërmarrjes Transportuese të qytetit të Shkupit.

Përderisa djaloshi K.B ka qenë në autobus me dy shokët e tij, kanë qenë të sulmuar verbalisht nga ana e bashkëmoshatarëve të tyre, përderisa ata nuk kanë reaguar ndaj provokimeve sulmuesit kanë filluar sulm fizik, dhe gjatë përleshjes K.B është goditur 4 herë me thikë.

Djaloshi është dërguar menjëherë për kurim ku edhe i është bërë operacion kirurgjikal, dhe për momentin është në kujdes intenziv.

MPB-ja ka marrë pësipër rastin për zbardhje të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat