Mitrovicë: Dje në tri raste makinat goditën këmbësorët

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Dje në tri raste makinat goditën këmbësorët

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 13:38
Ilustrim

Tri raste të aksidenteve janë shënuar në 24 orët e fundit veç në rajonin e Mitrovicës, ku kanë pësuar këmbësorë.

Policia e Kosovës njofton se në rrugën e Gojbules, në Vushtrri në orën 13:16, i dyshuari mashkull shqiptar me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull shqiptar i moshës së mitur.

“Këmbësori pas tretmanit në emergjencën e Vushtrrisë është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Rreth dy orë më vonë, në rrugën “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Mitrovicë (15:15), vozitësi i pa njohur me veturë të pa njohur ka goditur këmbësoren femër shqiptare.

“Këmbësorja pas tretmanit në Spitalin e Mitrovicës është liruar në shtëpi. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh.

Një këmbësore ka pësuar edhe në fshatin Klinë e ulët, të Skenderajt në orën 16:50.

“Vozitësja femër shqiptare me veturë civile nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër shqiptare. Këmbësorja pas tretmanit në Spitalin e Mitrovicës është liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat