Operacioni “Nëntori” identifikon 185 femra të huaja që punonin në Kosovë

Kronikë e zezë

Operacioni “Nëntori” identifikon 185 femra të huaja që punonin në Kosovë

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 16:50
Ilustrim

Policia e Kosovës, e asistuar dhe mbështetur edhe nga njësitet rajonale policore ka implementuar planin operativ të koduar “Nëntori”, i cili kishte për qëllim identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me qenie njerëzore.

 Vlen të potencohet se ky plan operacional  është realizuar në bashkëpunim edhe me institucione tjera relevante i cili ka përfshi gjithë territorin e vend.

Gjatë zbatimit të planit nga njësitet policore janë kontrolluar 32 lokale, të cilat përveç ushtrimit të veprimtarive legale, kishte dyshime për mundësi të shfrytëzimit të të njëjtave për trafikim me qenie njerëzore.

 Gjashtë nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë për mungesë dokumentacioni përkatës dhe kanë filluar procedurat e parapara ligjore. 

 Sipas Policisë me këtë rast janë arrestuar dy persona, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘pengim të kryerjes së detyrës zyrtare’. Gjithashtu është konfiskuar një revole me nëntë copë fishekë dhe dy thika. 

Gjatë zbatimit të operacionit në lokalet e kontrolluara gjithashtu janë legjitimuar edhe 185 femra, shumica shtetase të huaja, nga Shqipëria, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia.  

Të njëjtave u janë konfiskuar dokumentet përkatëse dhe janë udhëzuar të paraqiten në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve pranë Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat