Banda e shqiptarëve që furnizonte me kokainë Londrën, të dënuar me një shekull burg

Kronikë e zezë

Banda e shqiptarëve që furnizonte me kokainë Londrën, të dënuar me një shekull burg

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 19:53
Foto

Oficerët në Midlands-in Lindor, kanë gjetur një sasi droge të pastër të klasit të parë, që po transportohej nga Northamptonshire në Nottinghamshire, në Londër. Sasia e drogës e llojit kokainë dhe kanabis sipas policisë britanike ishte e Mirjan Kolës, Blerim Agës dhe grupeve të tyre të krimit të organizuar (OCG), të cilët të gjithë së bashku janë dënuar me më shumë se një shekull burg.

Midis muajit korrik dhe atij nëntor të vitit 2015, oficerë nga Njësia e Operacioneve Speciale të Midlands-it Lindor (EMSOU), në bashkëpunim me kolegët nga Policia e Nottinghamshire dhe Northamptonshire, kryen një hetim të detajuar për lëvizjet dhe lidhjet e anëtarëve të këtyre grupeve. Ata zbuluan se banda e Kolës në Northamptonshire, furnizonte me drogë bandën e Agës në Nottinghamshire, të cilën më pas e shisnin dhe e shpërndanin në rrugë.

Si rezultat i hetimit, oficerët konfiskuan më shumë se 7 kg kokainë, me një vlerë të mundshme prej rreth 1 milion paund, gjysmë kilogram kanabis, me vlerë më shumë se 7,500 paund, sasi ketamine, MDEC (projektuesi i drogës ethalon) dhe morfinë. Në një zbulim të shtrirjes së aktiviteteve të paligjshme të grupit u gjetën gjithashtu dhe një armë, çanta për shpërndarjen e kokainës, dokumente false identiteti dhe më shumë se 63,000 paund. Kola, Aga dhe 12 nga furnizuesit e rrjetit të tyre të shpërndarjes së drogës, u dënuan në gjykatën e Nottingham Crown në datat 22, 23 dhe 30 shtator 2016.

Lista e të dënuarve:

Image

Mirjan Kola, 26 vjeç, nga Brownlee në Wootton, Northamptonshire, u shpall fajtor për bashkëpunime kriminale dhe furnizim me kokainë. Dënimi: 14 vite.

ImageBlerim Aga, 31 vjeç, nga Dennis Avenue në Beeston, Nottinghamshire, u shpall fajtor për bashkëpunime kriminale dhe furnizim me kokainë. Dënimi: 12 vite.
Image

Rudin Gripshi, 43 vjeç, u shpall fajtor për bashkëpunime kriminale dhe furnizim me kokainë. U dënua gjithashtu dhe për një çështje të një natyre të ngjashme në Bristol. Dënimi: 13 vite e katër muaj.

Image

Dritan Xhixha, 30 vjeç, nga rruga Gainsborough në Corby, Northamptonshire, u shpall fajtor për bashkëpunime kriminale, furnizim me kokainë dhe posedimin e një dokumenti për qëllime të pahijshme. U dënua gjithashtu dhe për çështje të tjera të një natyre të ngjashme në Bristol. Dënimi: 6 vite dhe 8 muaj.

Image

Shkelqim Hoti, 45 vjeç, nga Greenfield Avenue në Northampton, u shpall fajtor për bashkëpunime kriminale dhe furnizim me kokainë. Dënimi: 5 vite.

Bekim Hareni, 20 vjeç, u shpall fajtor për bashkëpunime kriminale dhe furnizim me kokainë. Dënimi: 4 vite në institutin e të rinjve.

Mirfat Muleshku, 20 vjeç, nga rruga Leighton në Sneinton, Nottingham, u shpall fajtor për bashkëpunime kriminale, furnizim me kokainë dhe posedimin e një dokumenti për qëllime të pahijshme. Dënimi: 10 vite e 8 muaj. 

Mentor Gashi, 35 vjeç, nga Rosgill në Northampton, u shpall fajtor për bashkëpunime kriminale dhe furnizim me kokainë. Dënimi: 6 vite.

Detektivi i Njësisë së Operacioneve Speciale të Midlands-it Lindor (EMSOU), Greg Maides tha: “Ne po hetonin lëvizjet e kësaj bande përgjatë këtyre 12 muajve dhe gjatë këtij procesi gjetëm një sasi të madhe të drogës së pastër të klasit të parë. Ne mund të marrim në llogari veprimet e tyre gjatë afatit kohor të hetimit tonë dhe është e drejtë të thuhet se ata ishin një nga rrjetet më të rëndësishme të kriminelëve.
Rezultati i këtij hetimi tregon se meqenëse ne kemi prerë kokën e këtij zinxhiri ushqimor, kemi zbritur direkt tek ata që operojnë shpërndarjen lokale të drogës ku dëmi shkon drejtpërsëdrejti në komunitetin tonë.
Droga sjell paratë, paratë sjellin lakminë për më shumë e më pas dhunën, duke mos përmendur krimin i cili furnizohet nga varësia ndaj drogës. Shpresoj që ata që jetojnë dhe punojnë në Midlandsin Lindor mund të ngushëllohen me faktin se 14 burra që shkaktonin këtë lloj dëmi, janë tashmë larg lagjes sonë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat