Përplaset me pemën, lëndohet shqiptari në Itali

Kronikë e zezë

Përplaset me pemën, lëndohet shqiptari në Itali

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 18:00
Foto

Një shqiptar është lënduar gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur gjatë mesnatës në Itali, megjithatë është jashtë rrezikut për jetën.

Ekipi i zjarrfikësve të Cascina-s ka ndërhyrë në rrugën “Vicarese“, ku ndodhi aksidenti.

Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim, por dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një pishë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë i ndërgjegjshëm pas aksidentit me makinën e tij tip “Fiat Panda”. Ai u dërgua në spital me autoambulancë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat