Shisnin "Ferrari" të vjedhur, shpallen në kërkim dy persona

Kronikë e zezë

Shisnin "Ferrari" të vjedhur, shpallen në kërkim dy persona

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 19:01
Ilustrim

Policia e Tiranës ka zbuluar sot një rrjet trafikimi mjetesh të vjedhura nga Italia, përfshi këtu edhe marka të shtrenjta si “Ferrari”. Në kërkim janë shpallur dy persona.

Ata janë S.P. 29 vjeç dhe italiani Filippo Guaraldi, 36 vjeç. Shtetasi italian dyshohet se ka trafikuar në mënyrë të paligjshme në Republikën e Shqipërisë mjetin tip “Ferrari”, i dyshuar i vjedhur në Itali.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është ndihmuar nga shtetasi S. P. për kryerjen e këtij veprimi të paligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat