Hetimet për Pëllumb Marinkollaj: Shqiptari mund të jetë vrarë në policinë greke

Kronikë e zezë

Hetimet për Pëllumb Marinkollaj: Shqiptari mund të jetë vrarë në policinë greke

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 16:30
Pëllumb Marinkollaj

Autoritet greke kanë përfunduar ekspertizën mjeko-ligjore të Pëllumb Marinkollaj, shqiptari i cili gjeti vdekjen në një komisariat policie në Greqi në 2 gusht. Ky raport thuajse nuk ka asnjë ndryshim nga ai i përgatitur nga ekspertët shqiptarë në muajin shtator.

Sipas të dhënave, 29-vjecari nga Lezha ka gjetur vdekjen si pasojë e shembjes së trurit nga një traumë e rëndë mbi kokë.

Nga të dhënat e përfituara nga autopsia e trupit është konstatuar thyerje e kafkës , shembje e trurit, plagë në kokë, hematoma, dermishtje të kokës, trupit dhe gjymtyrëve.

Edhe ekspertët greke nuk kanë përcaktuar shkakun e saktë, se nga kanë ardhur këto dëmtime.

Por dëmtime të tilla mund të jenë pasojë e dhunës së ushtruar apo edhe e rënies nga lartësia, siç pretendon policia helene.

Ky raport tashmë ndodhet në duart e prokurorisë greke, e cila po heton edhe pistën e vrasjes.

Image

Instituti i Mjekësisë ligjore në Tiranës sqaroi se dëmtimet janë kryer nga një mjet i forte, jo i mprehtë, por nuk përjashtoi edhe rënien e viktimës nga lartësia.

Familja e Pëllumb Marinkollaj u njoftuar për vdekjen e tij në datën 12 gusht, 10 ditë pasi kishte humbur jetën. Ata pretendojnë se i afërmi i tyre është dhunuar nga policia greke, çka ka sjellë si pasojë vdekjen e tij. Ndërkohë policia greke pretendon se 29-vjecari është vetëhedhur nga kati i katërt, i rajonit të policisë “Kato Patisia”.

Kjo për shkak se ai kuptoi se do të arrestohej për vepra të tjera penale. Marinakollaj kishte shkuar në polici për të firmosur paraqitjen e tij duke qenë se hetohej në gjendje të lirë për një vepër penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat