Plagoset me armë një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Plagoset me armë një person në Mitrovicë

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 10:02
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një të dyshuar mashkull i nacionalitet shqiptar, pasi i njëjti pas një zënke verbale kishte sulmuar fizikisht dhe kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull poashtu shqiptar.

Viktima sipas policisë, është plagosur në dy duart dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Zastava dhe 7 gëzhoja të cal.7.62 mm.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat