Loja e dominosë përfundon me sherr mes të moshuarve

Kronikë e zezë

Loja e dominosë përfundon me sherr mes të moshuarve

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 16:02
Ilustrim

E diela përgjithësisht është ditë pushimi dhe këtë ditë ka shumë persona të moshës së tretë ose në mesomoshë që preferojnë ta kalojnë mëngjesin, ose orët e para të ditës, duke luajtur tavëll apo domino.

Mirëpo ka edhe raste kur këto lojëra të mëngjesit shndërrohen në sherre banale dhe mizore mes lojtarëve. Një ngjarje e tillë e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku dy persona janë konfliktuar mes tyre, ndërsa kanë qenë duke luajtur.

Një qytetare bën me dije se personi që është në biçikletë goditi me stol në kokë, duke e çarë e duke i nxjerr gjakun lumë, shokut të tij të lojës, i cili ra në tokë gati pa ndjenja.

Një person i tretë është futur për të ndëshkuar personin që u largua me shpejtësi, pasi hipi në biçikletën e tij, ndërsa është penguar nga njerëzit që ndodheshin në atë moment në vendngjarje.

Policia mbërriti, por ishte shumë vonë, pasi autori tashmë ishte zhdukur, ndërsa pas ka lënë vetëm viktimën e gjakosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat