18-vjeçarja vdiq pasi ra nga ndërtesa në Prishtinë

Kronikë e zezë

18-vjeçarja vdiq pasi ra nga ndërtesa në Prishtinë

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 14:12
Banesa

(E plotësuar) - Një vajzë 18-vjeçare ka ndërruar jetë sot pasi kishte rënë nga një ndërtesë në Prishtinë. Vdekjen e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka marrë raportin mjekësor. Ende nuk dihen motivet dhe as mënyra se si vajza nga Prishtina ra nga ndërtesa.

Ka ndërruar jetë personi i gjinisë femrërore që u hodh sot nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën Muharrem Fejza, përkatësisht në lagjen “Mati1”.

Motivet e vdekjes ende nuk dihen

Vetëvritet një person në Prishtinë?

Një person i gjinisë femërore dyshohet se është vetëvrarë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, konkretisht në lagjen “Mati1”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marr më rastin.

Nuk dihen detaje të tjera, mirëpo do ju mbajmë të informuar rreth këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat