E rëndë, gruaja mbytet natën në det, policia e Durrësit kërkon ndihmë për ta identifikuar

Kronikë e zezë

E rëndë, gruaja mbytet natën në det, policia e Durrësit kërkon ndihmë për ta identifikuar

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 23:12
ilustrim

Një grua rreth 50-55 vjeçe ende e paidentifikuar është gjetur e mbytur në det në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, gruaja është mbytur rreth orës 22:12 në lagjen numër 1.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët edhe e kanë nxjerrë nga deti. Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e saj, duke thënë se viktima është rreth 1.60 cm e gjatë, me flokë pak të thinjura të kapura mbrapa koke dhe ka të veshur një palë pantallona të gjata ngjyrë blu dhe një bluzë të zezë me mëngë të gjata.

Efektivat e Policisë po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Nuk dihet ende nese zonja ka dashur te vetevritet, pasi mbetet ende e pashpjegueshme futja e saj ne det ne kete ore te vone te darkes dhe ne temperatura te uleta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat