Makina përplaset me trafikndarësen, plagoset drejtuesi

Kronikë e zezë

Makina përplaset me trafikndarësen, plagoset drejtuesi

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 21:45
Ilustrim

Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e së premtes, teksa mjeti tip ‘Ford Focus’ me të cilin udhëtonte doli nga rruga.

Aksidenti u regjistrua në autostradën Levan-Tepelenë, ndërsa i plagosur mbeti drejtuesi i mjetit O. Omeri 40 vjeç, banues në Vlorë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia e qarkullimit rrugor e mbërritur në vendngjarje nisi procedurat për zbardhjen e aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 40-vjeçari po udhëtonte nga Tepelena për në Vlorë, kur ka humbur kontrollin mbi mjetin duke goditur trafikndarësen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat