Zbulohen 4 kapanone ku thahej hashashi në Memaliaj dhe Tepelenë

Kronikë e zezë

Zbulohen 4 kapanone ku thahej hashashi në Memaliaj dhe Tepelenë

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 18:21
Hashashi

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Stacionin e Policisë Memaliaj kanë ndërmarrë operacione anticanabis, ku dhe kanë zbuluar katër kapanone që shërbenin si vende për tharjen e lëndës narkotike.

Policia bën me dije se operacionet kanë filluar që prej orëve të para të mëngjesit, ku rreth 80 forca policore kanë zbritur në terren në territorin e Tepelenës  e Memaliajt.

Operacioni i parë  në vendin e quajtur “Gjymshirah Meleq”, Njësia administrative Qëndër, Tepelenë në një kapanon të përshtatur u gjetën 3 000 bimë narkotike në proces tharje, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy thasë me 20 kg Cannabis Sativa. Operacioni i dytë në territorin e fshatit Shals, Bashkia Memaliaj  ku u evidentua një kapanon me 2800 bimë në proces tharje. Operacioni i tretë në teritorin e fshatit Arrëz e Madhe, Bashkia Memaliaj ku u evidentuan dy  kapanone me 1700 bimë narkotike në proces tharje, si dhe 15 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia sqaron se bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ndërsa vijon puna për evidentimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat